Në Tetovë numri i të infektuarve ka filluar të bie.

Në qendrën kovid tani për tani janë 36 pacientë të shtruar, ndërsa në 24 orët e fundit jetën e kanë humbur tre persona.

“Sot kemi 36 të hospitalizuar, si në repartin internistik po ashtu edhe në repartin e infektives. Fatkeqësisht brenda 24 orëve kemi tre viktima. Sa i përket të hospitalizuarëve të asaj nate të kobshme, kemi katër të hospitalizuar”, tha Miranda Pajaziti

Pajaziti nuk ka informacione nëse është shtuar stafi mjekësor, por thotë se kanë mjekë të mjaftueshëm.

“Sa kam unë informata ka mjaftueshëm staf që përkujdeset për pacientët, si doktor ashtu edhe staf mjekësor. Të gjithë pacientet janë mirë për momentin”, shtoi Miranda Pajaziti.

Në zjarrin e spitalit modular në mesin e 14 viktimave kishte edhe dy familjarë që përkujdeseshin për të afërmit e tyre, për shkak mungesës së infermierëve. Por nga ajo natë tashmë familjarët nuk lejohen të hyjnë brenda.