Këtë vit ne parashikuam rritje prej 4,1 për qind dhe rritje mesatare vjetore prej 5,4 për qind për pesë vitet e ardhshme. Duke ndjekur trendet pozitive ekonomike gjatë vitit, përfshirë tremujorin e tretë, me shumë gjasa do të kemi parashikime të reja për rritje më të lartë të BPV-së për vitin 2021, thotë ministri i Financave Fatmir Besimi.

Për të siguruar që kjo nuk do të mbetet vetëm një dëshirë, thotë Besimi, ne kemi përgatitur Plan për financimin e rimëkëmbjes ekonomike dhe përshpejtimin e rritjes, duke ruajtur stabilitetin fiskal duke mobilizuar kapitalin nga sektori privat, si dhe plotësimin e mjeteve të parapara nga Buxheti. Në të njëjtën kohë, ne jemi të fokusuar në konsolidimin fiskal në periudhën afatmesme duke zvogëluar deficitin buxhetor dhe borxhin publik dhe duke i zvogëluar ato në 3 për qind dhe 60 për qind, respektivisht, si pjesë e BPV-së.

Sipas ministrit, pandemia që goditi botën dhe pati një ndikim të madh në vendin tonë, ne iu përgjigjëm me masa për luftë kundër Kovid-19, për të mbrojtur jetën dhe për të shpëtuar ekonominë. Prandaj, vitin e kaluar ne ndamë një stimul fiskal që arrin 11 për qind të BPV-së përmes masave të ndryshme për sektorin e shëndetësisë, kategoritë e cenueshme të qytetarëve, mbrojtjen e vendeve të punës, ndihmën për bizneset për t’i mbijetuar krizës. Kështu, ne arritëm të zbusim rënien e BPV-së me 4,2 pikë përqindje, e cila përndryshe do të arrinte në 8,7 për qind. Sipas raportit zyrtar nga Enti Shtetëror i Statistikave, BPV-ja e tremujorit të dytë u rrit me 13,1 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, dhe kështu rritja u rrit mbi zero në zonën pozitive për katër tremujorë radhazi me norma negative të rritjes së BPV-së, e cila përfundoi metodikisht dhe zyrtarisht krizën ekonomike, shkruan Besimi në kolumnën për forumin financiar – SEFF 2021: “Rimëkëmbja ekonomike dhe përshpejtimi i rritjes pas Kovid-19”.