BESA ia merr ish kandidatin për kryetar komune ASH-së në Çair

Në një konferencë për shtyp të shefit të shtabit të BESËS Arjanit Hoxha, shihet se në krahë të tij është edhe ish kandidati për kryetar komune nga radhët e ASH-së, Faruk Avdiu. Ende nuk bëhet e ditur nëse ai ka kaluar në BESA por sipas burimeve, ai do të jetë edhe shef shtabi i Lëvizjes Besa në Çair.

Ndryshe, Besa para një viti ia mori disa struktura partisë së Ziadin Selës në Tetovë dhe më gjërë./TetovaSot