Bërnabiq: Sfida më e madhe për Serbinë është ruajtja e paqes në Kosovë

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, tha në Nju Jork, në debatin e përgjithshëm të udhëheqësve botërorë në OKB, se për Serbinë, nga të gjitha sfidat me të cilat përballet, shqetësimi më i madh është ruajtja e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.


Në fjalimin e saj në debatin brenda sesionit të 76 -të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB -së, Bërnabiq foli edhe për gjendjen në veri të vendit ku tash e gjashtë ditë serbët janë duke protestuar kundër vendosjes së reciprocitetit për targat, shkruan Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

“Me pretekstin e zbatimit të rregullave të reja në targa, Prishtina dërgoi njësi speciale të armatosura rëndë në veri të Kosovës. Kjo është një shkelje tjetër brutale e Marrëveshjes së Brukselit, dhe kjo shfaqje irracionale e forcës shkaktoi një krizë të madhe,” tha Bërnabiq.