Lajm i trishtë po na vjen nga Tetova. Mbëmja e së mërkurës po na shndërrohet e zymtë nga ngjarja tragjike që përfshiu Spitalin modular të Tetovës, e cila po shoqërohet edhe me pasoja në njerëz.
Lutjet tona sonte shkojnë për shpirtat e viktimave, për shërim të pacientëve dhe personelit mjekësor, si dhe për shtim të durimit për familjarët që humbën të dashurit e tyre në këtë rast tragjik.
Zoti qoftë në ndihmë të Tetovës, shkruan Bejta.