Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj sot ka qëndruar në Shkup ku ka pasur takim me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe zëvendëskryeministrin e parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi.

Erion Veliaj është befasuar nga pritja interesante që ia ka bërë zëvendëskryeministrin i parë, Artan Grubi ku si zakonisht ai jep mesazhe nga bluzat që vesh, edhe kësaj radhe kishte shkruar “TIRANA” një pritje që Veliaj e ka konsideruar tepër falenderuese.

Kreu i Tiranës Veliaj pas takimit me Grubin dhe Ahmetin ka deklaruar se bashkëpunimi mes komunave në trojat shqiptare do të vazhdojë edhe më shumë pas 17 tetorit.

“Besoj fortë që ato punë që vetëm sa i kemi nisur tani me bashkëpunim, sidomos me komunat e trojeve shqiptare mund t’i çojmë më tej, kështu që mezi pres që me vëllezërit dhe motrat që do të marrin përsipër mandatin e ri në këto zgjedhje të 17 tetorit, për koincidencë si këtu si në Kosovë, të përveshim mëngët dhe ta çojmë dhe më përpara kombin tonë,” – deklaroi Veliaj.

Nga ana tjetër zëvendëskryeministrin i parë, Artan Grubi ka përgëzuar Veliajn për punën dhe angazhimin e tij që bën në Tiranë.

“Kënaqësi të mirëpresim miq si Erion Veliaj. Bashkë biseduam rreth zhvillimit të Shkupit dhe Tiranës por dhe për çështje të rajonit dhe gjendjen politike në Shkup, Tiranë dhe Prishtinë. Bashkë me Kryetarin Ahmeti, përgëzuam z. Veliaj për punën dhe angazhimin e tij që bënë për kryeqytetin shqiptar, ndërkohë që e informuam edhe për punët e mira që po bëhen në Shkup. Erioni sjell pozitivitet gjithandej dhe shërben si shembull i mirë i punës dhe i realizimit”, ka shkruar Grubi.

Vlen të theksohet se Veliaj është një mik i madh i Ali Ahmetit dhe Artan Grubit.