Me rastin e 8 Shtatorit – 30 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së
Maqedonisë së Veriut, Bashkimi Demokratik për Integrim uron të gjithë
qytetarët e vendit tonë dhe vlerëson se barazia dhe respekti i
ndërsjellë janë themeli i rrugëtimit të përbashkët drejt sfidave dhe
sukseseve të reja siç është anëtarësimi i plotëfuqishëm i vendit në
Bashkimin Europian.


Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron që vendi është ballafaquar
me shumë sfida në këto tre dekada, por ka arritur suksese historike dhe
ka dal më i fuqishëm nga çdo përballje.

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson lartë edhe miqësinë me Shetet
e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Europian si dhe vendet anëtare
duke ritheksuar se sukseset e vendit tonë janë të përbashkëta me
komunitetin euro-amerikan.