Dështon hakmarrja për Barcelonën që pas humbjes 8-2 gushtin e vitit të kaluar, pësoi një tjetër disfatë ndaj Bayernit të Mynihut, këtë herë 0-3 në “Camp Nou”, me gjermanët që regjistrojnë fitoren e 8 në 12 përballje ndan “blaugrana”-ve.

Katalanët e nisën mirë e me entuziazëm ndeshjen, por gjermanët morën kontrollin me kalimin e minutave dhe zhbllokuan rezultatin me Thomas Muller në minutën e 34-t, ndërsa në pjesën e dytë vulosi suksesin Robert Lewandowski me dy gola.

Pas startit zhgënjyes në kampionat, Juventusi ka “kthyer faqe” në Europë, pasi ka marrë një fitore 0-3 në transfertën suedeze ndaj Malmoes. Alex Sandro, Dybala me penallti dhe Morata shënuan që nē pjesën e parë për bardhezinjtë.

Në të njëjtin grup, Flfitore minimale regjistruan kampionët në fuqi të Europës, londinezët e Chelseat, që mposhtën 1-0 Zenitin, falë golit të shënuar nga sulmuesi belg Romelu Lukaku.

Në ndeshjet e tjera nuk pati fitues pasi Villareal e Atalanta ndanë pikët falë barazimit 2-2, ndërsa Lille-Wolfsburg dhe Dinamo Kiev-Benfica nuk patën gola.