ASH-AAA fillon nga Sheshi “Skënderbeu”, nën sloganin “Pastër”

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa fushatën për zgjedhjet lokale të 17 tetorit e filluan nga Sheshi “Skënderbeu”.

ASH-AAA në këto zgjedhje garojnë në 16 komuna nën sloganin “Pastër”, me çka do të kërkojnë besimin e qytetarëve për të udhëhequr në 16 komuna.

Në sheshin “Skënderbeu”, të 16 kandidatët e koalicionit ASH-AAA mbajtën fjalim dhe para simptaizantëve të tyre, prezantuan programin për 4 vitet e ardhshme.