Arsenali e fiton bindshëm derbin e Londrës Veriore, e thellon në krizë Tottenhamin

Arsenali e ka mposhtur bindshëm 3:1 Tottenhamin në derbin e Londrës të dielën, duke e thelluar në krizë skuadrën e Spurs.

Smith Rowe, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Bukayo Saka shënuan nga një herë në pjesën e parë në Emirates Stadiumin për fitoren e skuadrës së Mikel Artetës.

Son Heung-Min e shënoi atë që ishte goli i ngushëllimit për skuadrën e Nuno Esposito Santo.

Arsenali po vinte në formë të mirë pas dy fitoreve radhazi, pasi e kishte filluar tejet dobët sezonin në Premierligë, dhe me fitoren ndaj Spurs konfirmoi se e ka rigjetur formën më në fund.

Tottenhami, ndërkohë, pas një fillimi shumë të mirë të sezonit, tani e pësoi humbjen e tretë radhazi duke u futur në një krizë rezultatesh.

Si rrjedhojë, Arsenali e kalon tani Tottenhamin në renditjen tabelore në vendin e 10-të dhe barazohet me pikë, secila nga 9.