Arrestohet 42 vjeçari nga Zelenikova, dërgohet burg për vuajtje të dënimit

Gjatë ditës së djeshme (27.09.2021) në fshatin Zelenikovë, policia ka privuar 42 vjeçarin Z.Z. nga fshati Zelenikovë. Ai është kërkuar me flet-arrest për vuajtjen e dënimit për veprën penale “vjedhje”. Personi në fjalë është dërguar në burg, për vuajtje të dënimit.