Gjatë ditës së djeshme në ora 17:20 në afërsi të tregut të Bit Pazarit policia ka arrestuar 27 vjeçarin B.A. nga Shkupi. Policia pasi ka ndaluar makinën “Audi A7” me targa të Shkupit, i denoncuari ka dal nga makina dhe është dhënë në arrati, por u kap dhe gjatë bastisjes tek ai është gjetur një pistoletë dhe 2 karikator me plumba 9mm, pa leje. Pas dokumentimit të rastit kundër tij do të ngritët padi adekuate.