Arrestohen dy persona në Gostivar

Mbrëmjen e djeshme (23-shtator) rreth orës 22:55,
në rrugën ,,Zhivko Brajkovski“ në Gostivar, pjestarët
e policisë të SPB Tetovë- Departamenti i Punëve të
Brendshme Gostivar, kanë arrestuar personat B.K.
(28) dhe B.G. (36) nga Gostivari, të cilët më parë
kishin patur një grindje fizike. Rasti është sqaruar
plotësisht dhe janë përgatitur parashtresat adekuate
për të dy sipas Ligjit për kundërvajtjet kundër rendit
dhe qetësis publike.
Në të njëjtën rrugë, dhjetë minuta pas mesnate (24-
shtator), është arrestuar 29-vjeçari N.I. nga Gostivari
i cili në gjendje alkoolike kishte prishur rendin dhe
qetësin publike dhe ndaj tij gjithashtu do të
përgatitet parashtresë adekuate.TS