Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të largohet nga politika, pas një karriere të gjatë, ku bota e njohu si një nga drejtueset më të fuqishme të shtetit.

Këtë të premte, ajo vendosi të vizitojë parkun e shpendëve Vogelpark Marlow, pranë Rostock në Gjermaninë verilindore. Fotot teka papagajtë qëndrojnë në krahët e saj janë epike.

Dorëheqja e kancelares gjermane, Angela Merkel, pas zgjedhjeve federale, do të shënojë fundin e një epoke jo vetëm për Gjermaninë, por edhe për Bashkimin Evropian.

67-vjeçarja Merkel është në pushtet që nga viti 2005 dhe është kancelarja e tretë më jetëgjatë në historinë gjermane, pas Otto von Bismarkut në shekullin e nëntëmbëdhjetë dhe Helmut Kohlit në shekullin e njëzetë. Ajo ka qenë e vetmja grua kancelare në vend.

Për 16 vjet zonja Merkel ka qenë në qendër të politikës gjermane dhe në një masë të madhe edhe të politikës së Bashkimit Evropian.

Ajo është parë gjerësisht si një prani e qëndrueshme në bllok, si politikane e pjekur që mund të qetësojë dhe zbusë mosmarrëveshjet, shpesh duke gjetur një rrugëdalje nga mosmarrëveshjet në dukje të pazgjidhshme mes 27 shteteve anëtare, duke i shtyrë ose mbyllur ato, shkruan VOA.