Ancelotti: Nuk krahasohet kjo skuadër me atë të Zidane, dua të fitoj katër herë radhazi Ligën e Kampionëve

Real Madrid pret Sherif Tiraspol në xhiron e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.


Pasi mposhti Interin në Milano dhe pas barazimit në shtëpi kundër Villarreal të shtunën, Carlo Ancelotti doli në një konferencë shtypi për të folur rreth ndeshjes së Champions League ndaj, Sherif Tiraspol.

Ancelotti ka folur për yjet e skuadrës para kësaj sfide gjatë konferencës për shtyp.

Rreth Mendyt:

“Ai është shumë mirë, tani kemi dy ndeshje dhe pas pushimit do ta vendosim në gjendje të luajë kur të kthehemi”.

Startuesit dhe zëvendësuesit:

“Unë nuk kam ekipin A dhe ekipin B, duhet të zgjedh lojtarët që fillojnë lojën”

Kritikat:

“Nuk u befasova,natyrisht nëse më pyesni nëse plani ishte i gabuar mund të mendoj ose mund ta pranoj që ishte, por kurrë nuk do ta pranoj zyrtarisht. Ndonjëherë kritikat ndihmojnë për t’u përmirësuar”.

A do e shohim prapë Modric-Casemiro-Kroos?

“Kemi shumë mesfushorë, kur nuk i ki atëherë është e komplikuar. Skuadra ime është e kompletuar dhe më duhet të zgjedhë”.

“Është e rëndësishme që të kemi Modric, Casemiro, Kroos, Valverde, Isco, Asensio, Camavinga, të gjithë mund të përdoren”.

Krahasimi me skuadrën që kishte Zidane?

“Nuk më pëlqen të krahasojë këtë skuadër me atë që kishte Zidane. Zizou bëri më të mirën që mundi, do doja të fitoja tre herë Ligën e Kampionëve radhazi, në fakt do doja edhe një më shumë”, deklaroi ai.