Ambasadorja amerikane Yuri Kim i shkon në zyrë Bashës

Ambasadorja Yuri Kim do të takohet ditën e sotme në orën 16:00 me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sipas burimeve.

Ky është takimi i parë i Yuri Kim me Lulzim Bashën, që kur ky i fundit vendosi të dëgjojë ambasadoren dhe të përjashtojë ish-liderin historik të PD-së nga grupi parlamentar.

Pas vendimit të DASH për të shpallur Sali Berishën non-grata, Yuri Kim i kërkoi Bashës të distancohet nga Berisha, ‘urdhër’ të cilin Basha e zbatoi vetëm një ditë para nisjes së punimeve të parlamentit të ri.

Kjo shkaktoi revoltimin e ish-Kryeministrit Berisha, i cili tashmë nuk e njeh më Bashën si kryetar të partisë dhe ka premtuar se do të mbledhë Kuvendin Kombëtar, ku do të pyetet për vendimin e përjashtimit të tij, por nuk përjashtohet mundësia që Berisha të ndërmarrë hapa dhe për shkarkimin e Bashës.