Ambasadori teshtin gjatë konferencës, Rama: Shëndet fjalë e vërtetë, teshti kur të themi diçka pozitive (VIDEO)

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe Rama kanë qenë në një takim me student të Kosovës ku nuk kanë munguar batutat.

Minxhozi ka teshtirë në momentin që kryeministri Edi Rama po fliste për lejet e punës së qytetarëve të Kosovës në Shqipëri. I pranishëm në një tavolinë me studentët e Kosovës, Rama tha se për lejet e punës kishte një absurditet në legjislaturën tonë dhe Minxhozi teshtiu.

Kreu i qeverisë shqiptare vijoi me batuta më tej dhe tha se ishte fjalë e vërtetë ajo që po thoshte, siç edhe rëndom thuhet mes shqiptarëve, kur dikush teshtin. Rama shtoi se Minxhozi mund të teshtinte edhe kur ai të fliste diçka pozitive për Shqipërinë.

“Për lejet e punës….shëndet, fjalë e vërtetë ambassador, kishte një absurditet në legjislaturën tonë. Ti teshtin vetëm kur unë nxjerr anët e këqija, teshti njëherë kur unë them anët e mira për ne”, tha Rama ndër të tjera dhe salla nisi të qeshte.