Ali Ahmeti, njeriu që fushatave u dha shembullin e unitetit, larg fyerjeve dhe urrejtjes

Tetovasot

Fillon edhe një fushatë zgjedhore për zgjedhjet vendore në rrethana krejtësisht të tjera.Në fakt të gjitha partitë janë zotuar për një të tillë dinjitoze , demokratike dhe pa fyerje të ulëta.Mirëpo e kaluara ka dëshmuar gjithnjë të kundërtën .Ky polarizim i elektoratit dhe më pas duke e ndarë atë skajshmërisht , ka prodhuar gjithnjë tensione , duke lënë në vend të dytë zgjedhjet .

I vetmi lider , i dëshmuar deri tani që ka qenë gjithnjë larg këtyre përcarjeve të thella është Ali Ahmeti.Në kaq vite në politikë , asnjëherë ai nuk ka rënë në kurthin e të tjerëve .Ai ka bërë gjithnjë një fushatë për tu admiruar, pa fyerje ndaj kundërshtarëve politikë dhe kjo e ka dërguar atë drejt ” olimpit politik”.Fitorja e tij ka patur gjithnjë dy momente të pashkëputura.Por që të dyja këto ndërlidhen me mesazhet e urta të një politikani që bën thirrje për unitet, bashkim dhe jo përcarje dhe urrejtje.Shqiptarët edhe për këtë të shpërblejnë me votën e fitores.
Edhe këto zgjedhje janë shumë domethënëse për mënyrën se si do zhvillohet fushata kur dihet se shumë parti shqiptare në hartën politike nuk kanë qenë kurrë më të përcara dhe këtë duan ta bartin edhe tek votuesit.Por kohërat kanë ndryshuar.Sot secili njeri nuk i duron thirrjet e liderëve për të nxitur inate dhe fyerje.
Ato [arti që në këto zgjedhje do tentojnë të bëjnë fushatën e pistë , dënimin si gjithnjë do ta marrin nga një elektorat i vetëdijshëm, shumë i sprovuar në zgjedhje të shumta .
Sa më e ashpër fushata e një subjekti , aq më i madh do jetë dënimi me votë kundër tyre .Kjo është e dëshmuar prej kohësh.Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë arritur këtë shkallë vetëdijeje sa nuk nxiten nga qëllime dashakeqe që vijnë nga zërat e politikanëve që në politikë dijnë të mbijetojnë vetëm duke nxitur dhe jo duke qenë faktorë.Tetovasot