Abdixhiku zoton të futet në çdo shtëpi kosovare me program

Kryetari i LDK’së Lumir Abdixhiku ka reaguar pas hapjes së fushatës.

Ai tha se pavarësisht që kjo fushatë është ndryshe nga të tjerat, dhe se takimi me qytetarët nuk do të jetë sy më sy, ekipi i LDK’së po punon që programi i tyre të i shkoj secilit në shtëpi.

“LDK është shtëpia jonë dhe e juaja padallim.”

Postimi

The making of: “Për të gjithë”

Pavarësisht se kjo fushatë nuk është si të tjerat, pra, s’do të mund të ju takojmë sy më sy, për shkak të Pandemisë, ekipi jonë po punon shumë që programi ynë të vijë në secilën shtëpi tuajën për secilën komunë nëpërmjet fushatës digjitale. Sonte bëmë hapjen. Ditët në vijim do të shpalosim programet e kandidatëve tanë. Do të komunikojmë në distancë por do të jemi afër me ide për të gjithë.

160 është numri ynë.

LDK është shtëpia jonë dhe e juaja padallim.