Kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu i cili para katër viteve premtoi 60 milionë euro investime kapitale në Zhelinë, ai nuk ka arritur të realizojë as 10 % të investimeve. Gjitha investimet që sot shihen kanë qenë porjekte të gatëshme nga Fatmir Sejdiu. Këtë e deklraoi edhe kryetari i Këshillit Liridon Useini i cili dekraloi se të gjitha projektet kapitale janë të Fatmir Izairi.

Ja çka premtoi për fshatin Zhelinë

  1. Ndërtimin e Bulevarit në rrugën kryesore
  2. Ndërtimin e këndit për fëmijë buzë lumit vardar
  3. Riparimi dhe mirëmbajtja e shtratit të lumit Vardar
  4. Riparimi i urës së Vardarit
  5. Riparim i Stadiumit
  6. Ndërtimi i çerdhës për fëmijë
  7. Zvogëlim i tarifave të ujit

Qytetarët që jetojnë në fshatin Zhelinë tani ata i shohin rrugët me gropa në bulevard, nuk e shohin këndin për fëmijë, shohin mbeturinat në lumin Vardar, e shohin urën e njejtë, stadumin e shkatëruar, e shohin  çerdhen  në letër dhe tarifat e pa zvogluara.

Për këto përemtime të parealizuara ka reaguar edhe BDI-ja e Zhelinës ku sipas tyre 7 premtimet e Sejdiut asnjë realizim nga Blerimi.

“Nevojitet oreks për të ngrënë turpin me bukë që edhe pas këtyre premtimeve të parealizuara të dalësh e të kërkosh vota në Zhelinë.
Në foto premtimet e gjojase të parit të komunës para katër viteve.
Realizimi ZERO.
Fotoja është nga faqja zyrtare e kundërkandidatit i cili edhe disa javë do të gjojase udhëheq me komunën” thonë nga BDI komuna e Zhelinës.

Ndryshe anketat e fundit flasin se Famtir Izairi mund të fitojë që në raundin e parë me një rezultat të madh dhe do të jetë kryetar i ardhshëm i Zhelinës. Anketat janë të realizura nga institucionet e vendit dhe atyre ndërkombëtare si IRI- Amerikan.

Fushata do të fillojë me 27 shtator ku zgjedhjet do të mbahen me 17 tetor. Në Zhelinë garojnë katër kandidat, Fatmir Izairi nga BDI, Mahir Ziberi nga ASH, Medin Nazifi nga PDSH dhe Blerim Sejdiu nga BESA./TetovaSot