Vetëm të martën shkollat në vend kanë njoftuar për 24 nxënës të infektuar me Covid-19. Por, Ministrja e Arsimit, Milla Carovska, këmbëngul se tani për tani nuk ka nevojë që nga mësimi me prani fizike nxënësit të kalojnë në mësim online. Potencon se gjendja me pandeminë po ndiqet me kujdes dhe nëse ka indicie për përkeqësim, do të ndryshohet skenari i mësimit. “Numri i nxënësve pozitiv në Covid-19 në shkolla ka shënuar 0.01 për qind, që është një përqindje e ulët në krahasim me vitin e kaluar kur kishim rreth 1 për qind nxënës pozitiv me prani fizike. Unë pres që do të mundemi t’i mbajmë këto përqindje të ulëta, sepse interes i nxënësve është që të vijojnë mësimin në shkollë.”,- tha ministrja e arsimit, Milla Carovska.