13 humbje jete, 112 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit betejën me Covid-19 e kanë humbur 13 pacientë.


Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 1.726 teste të kryera janë regjistruar 112 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 82 vetëm në Shkup.

Nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 419 pacientë. Aktualisht në vendin tonë janë 12.017 raste aktive.