Reprezentuesi nga Danimarka do ta zhvillojë ndeshjen e parë në këtë kompeticion dhe i pret një sfidë e vështirë në “Anfield Road”.

Milani është rikthyer në elitën e futbollit evropian dhe Kjaer beson se trajneri Stefano Pioli e ka përgatitur shumë mirë skuadrën.

“Jemi përgatitur mirë. Jemi në një pikë të mirë si skuadër, jemi rritur dhe tani duhet ta dëshmojmë këtë.”, tha Kjaer në një konferencë për media.

“Ndeshje si kjo janë arsyeja pse luajmë futboll. Jo shumë njerëz besojnë se ne mund të kemi sukses atje, por ne kemi një mentalitet të fortë. Me shumë respekt, por do të luajmë sikur kundër çdo kundërshtari.”

“Nesër do ta kemi shumë vështirë, por unë e njoh trajnerin dhe ai dëshiron që ne të luajmë atje si skuadër e madhe. Do të luajmë atje për të dëshmuar që nuk jemi në pushim.”, ka thënë në fund danezi.

Ndeshja ndërmjet Liverpoolit dhe Milanit do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Anfield Road” me fillim nga ora 21:00.