Pas orës 14 këtë pasdite, ka shpërthyer sërish zjarri në lagjen Pajsak në fshatin Nov Istevnik të Dellçevës. Edhe pse helikopterët e Armatës e shuan këtë mëngjes, për shkak të erës zjarri tashmë kishte përfshirë shtëpitë në pjesën e sipërme të fshatit. Në terren bëhet vizitë me traktor, ku është më i theksuar zjarri, dhe ndërkohë popullata është evakuuar në pjesët e poshtme të fillimit të fshatit.

Në terren janë zjarrfikësit nga Dellçeva, Berova, Makedonska Kamenica, pjesëtarë të Armatës, popullata lokale, vullnetarë, Ekonomia pyjore që marrin pjesë në lokalizimin e tij. Situata është alarmante. Për momentin, gjëja më e rëndësishme sipas pjesëmarrësve në shuarje është kyçja e traktorëve.

Banorët që takuam thonë se digjet gjithë ditën, ndërsa rreth orës 15 ka marrë hov më shumë. Pamja është e frikshme. Banorët pranojnë të përfshihen me traktorët në aksionin e shuarjes, sepse të gjithë janë në panik.