Zjarri në Jaqincën e Epërme në rajonin e Kumanovës është ende aktiv, njoftuan sot autoritetet në Kumanovë, transmeton Alsat. Zjarret tjera në Dovezence dhe Jaqincë-Murgash janë vënë nën kontroll.

“Tre vatra aktive i kemi shuar deri në ora tre të mëngjesit. Por ka mbetur një ekip patrullues i banorëve dhe zjarrfikësve” tha komandanti i zjarrfikësve në Kumanovë, Dejan Ilievski.

Kodra Lipec u dogj gjithë natën në të dy anët drejt Dovezences dhe Murgashit. Zjarri preku pyll me bar thatë.