Mijëra pjesëtarë të shërbimeve për shpëtim tashmë ditën e pestë me rradhë mundohen t’i shuajnë zjarret e mëdha pyjore në Turqi dhe t’i evakuojnë turistët nga vendpushimet.

Mbrëmë janë evakuuar turistët nga disa vende në rajonin e Egjeut, në Bodrum dhe janë dërguar në vend të sigurt, ndërsa sot janë evakuuar turistët nga vendi në provincën Antali.

Ministri turk i Bujqësisë dhe Pylltarisë Bekir Pakdemirli sot deklaroi se pesë nga njëqind zjarret ende janë aktive, ndërsa era e fuqishme e vështirëson shuarjen e tyre.

Turqia prej të mërkurën lufton me zjarret më të mëdha pyjore, me ç’rast humbën jetën gjashtë njerëz, ndërsa qindra të tjerë janë lënduar.

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan dje rajonet e goditura i shpalli “zona të katastrofave” dhe premtoi se do t’u kompensohet dëmi qytetarëve.

Autoritetet turke filluan hetim për arsyet e zjarreve, me ç’rast nuk përjashtohet mundësia se janë të qëllimshme.

Meteorologët parashikojnë në ditët në vijim temperatura të rritet mbi 40 gradë Celsius.