Ekipi i zjarrfikësve në Kërçovë ka arritur që të shuaj plotësisht zjarrin në “Beli vodenici”, në rajonin e fshatit Srbjani, transmeton Alsat. Zjarri ka qenë i shpërndarë në 12 mijë metra katror.

“Kemi intervenuar me tre automjete kundër zjarrit. Në operacion janë angazhuar 10 zjarrfikës. Zjarri është shuar plotësisht”, njoftoi Goran Sokleski, komandant i njësitit të zjarrfikësve në Kërçovë.