Kryetari i Komunës së Shkupit, Petre Shilegov është një ndër zyrtarët e parë që ka njoftuar se ka nisur ndihmë drejt qytetit të Koçanit për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.

Gjendja atje është tepër e rëndë dhe zjarri ka kapluar vendet e banuara.

“Për momentin, 3 ekipe të Brigadës së Zjarrfikësve nga Qyteti i Shkupit (15 zjarrfikës dhe 3 automobila) janë nisur për të ndihmuar banorët e Koçanit dhe do të vendosen nën urdhërat e institucioneve atje” ka shkruar Shilegov.

Më herët banorët nëpër rrjetet sociale filluan të kërkojnë ndihmë nga shteti pasi zjarri kishte filluar të përhapen edhe nëpër vendbanime.