Një zjarr tashmë ditën e dytë është aktiv mbi Kokino, Komuna Nagoriçan i Vjetër, informuan sot kompetentët nga QRMK Kumanovë. Është kapluar pylli me pisha, lisa dhe drunj të ulët, sipërfaqe më e madhe.

“Janë evakuuar edhe banorët e disa shtëpive nga Kokino. Zjarrin po e shuajnë ekipe të njësive zjarrfikëse të Nagoriçanit të Vjetër, Kumanovës, ndërkaq ndihmë kanë edhe nga ajri, nga helikopteri i armatës”, deklaroi u.d. udhëheqës i QRMK Kumanovë, Arbnor Tefiku.

Zjarrin po e shuajnë edhe ekipe të ekonomisë pyjore, por edhe banorë vendas. Komandanti i njësisë zjarrfikëse të Nagoriçanit të Vjetër, Dalibor Trajkovski thotë se në rrjedhë është aksioni për shuarjen e zjarrit.