Korriku ndryshe njihet si muaji për ngritjen e vetëdijes për sigurinë nga rrezatimi ultraviolet. Koha e kaluar në mjedis të hapur është mënyrë e mirë për të qenë aktiv fizikisht, për të ulur stresin dhe për të marë vitaminën D. Por kujdesi I paktë në këtë drejtim mund të shkaktojë pasoja në shëndet, sidomos ato që lidhen me lëkurën.

Sipas një raporti të ri nga Organizata Botërore e Shëndetësisë rrezatimi ultraviolet nga dielli shkakton një ngarkesë globale të konsiderueshme me sëmundje, si disa lloje specifike të kancerit. Shumë sëmundje të shkaktuara nga rrezatimi ultraviolet mund të shmangen me ndihmën e një sërë masash të thjeshta parandaluese. Mjeku Rexhep Emurllai apelon të ndiqen metodat bashkëkohore për mbrojtje nga rrezatimi.

REXHEP EMURLLAI – MJEK

“Natyrisht se mund të ketë pore të mëdha, hendeke të mëdha ku shumë lehtë rrezet ultravjollcë dhe infra të kuqe mund të deportëjnë në poret e stratosferës dhe del në sipërfaqen e Tokës ku rrezikojnë botën e gjallë, dhe nënkupton edhe botën bimore edhe shtazore. Prandaj për gjithë këtë është përsësi më së miri të ndiqen të gjitha format e ndryshme të jetës bashkëkohore duke ditur se bota e sotit ka metodat e veta dhe shpjegimet e veta se si depërton rrezatimi spontan në natyrë deri në sipërfaqen e Tokës”.

Raporti „Ngarkesa globale me sëmundje të shkaktuara nga rrezatimi ultraviolet” vlerëson se në të gjithë botën ekspozimi i tepruar ndaj rrezatimit ultraviolet çdo vit shkakton deri në 60.000 vdekje. Nga ato 60.000 vdekje, rreth 48.000 janë nga melanoma malinje dhe 12.000 nga kanceri i lëkurës.