Kryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski konfirmoi se nuk do të marrë pjesë nesër në shënimin e Ilindenit në Meçkin Kamen në Krushevë. Paralajmëroi se tradicionalisht 2 Gushtin do të kalojë në vendin Tashmarunishta, në afërsi të Strugës.

Për konceptin e ri të shënimit të Ilindenit i inicuar nga presidenti Stevo Pendarovski, ai e quajti shënim i improvizuar i festës më të madhe të popullit maqedonas, i cili sipas manifestimit të Krushevës, është edhe festë e bashkëqytetarëve tanë pa dallim të përkatësisë etnike.

Presidenti Stevo Pendarovski e ftoi kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, kryeministrin Zoran Zaev dhe të gjithë liderët e partive politike të përfaqësuar në Parlamentin e përbashkët ta festojnë Ilindenin – Ditën e Republikës në Krushevë në shënimin qendror. Ideja është se me këtë mënyrë të shënimit do të arrihet bashkim më i madh dhe do të mundësohet shënim i vërtetë i Ilindenit si simbol i bashkimit.