Ministria e Arsimit dhe e Shkencës njofton se janë shpallur konkurset për ndarjen e bursave për nxënës dhe studentë për vitin shkollor gjegjësisht akademik 2021-2022. Kandidatët e interesuar për konkurrim, mund të shikojnë linkun në vazhdim. Për secilin konkurs janë theksuar kushtet, kriteret, dokumentacioni i nevojshëm dhe afatet për konkurrim me qëllim të realizimit të të drejtës për shfrytëzimin e bursës përkatëse.

MASH dhe Qeveria këtë vit vendosën të ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme politikën e bursave për nxënës dhe studentë, në mënyrë që të plotësojnë nevojat e sa më shumë të rinjve, por edhe të marrin shuma mujore të rritura që do të ndiejnë vërtet mbështetjen që shteti ofron gjatë procesi arsimor.

Kështu që, për pjesën më të madhe të kategorive të bursave për nxënës, të cilat janë ndarë deri më tani, shumat mujore janë rritur me rreth 60 për qind, ndërsa gjithashtu janë futur edhe kategori të reja, prej të cilave më të rëndësishme janë bursat për nxënësit e regjistruar në paralelet duale, në drejtimet deficitare ose në arsimin e mesëm profesional tre vjeçar.

Gjithashtu janë rritur edhe shumat mujore të pjesës më të madhe të bursave për studentë disa prej tyre deri më 80 % .
Nga ky vit, procedura për konkurrim për bursa është digjitalizuar përmes portalit http://e-uslugi.mon.gov.mk, ku ndjeshëm është thjeshtëzuar mënyra e realizimit të të drejtës.
Nxënësit dhe studentët të cilët nuk kanë mundësi të aplikojnë në formë elektronike plotësojnë fletëparaqitje në letër (listë evidentimi) dhe e dorëzojnë dokumentcionin e nevojshëm sipas konkursit përkatës në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

MASH siguron mbështetje gjatë konkurrimit për secilin kandidat i cili plotëson kushtet për kategori të caktuar të bursës, përmes Sektorit për standard të nxënësve dhe studentëve.
Kontaktet personale të të gjithë punonjësve, përfshirë punonjësit në këtë sektor, janë të shënuar në lidhjen në vazhdim – https://mon.gov.mk/page/?id=6.