Nëntë zjarre janë ende aktive në vendin tonë. Ndërsa gjendja është më serioze në Komunën e Nagoriçanit. Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angellov për MIA-n, theksoi se gjendja është më kritike rreth fshatit Drenak, ndërsa në këtë moment atje po veprojnë tre helikopterë nga Serbia, së bashku me një helikopter nga Armata e RMV-së. Angellov pret që së shpejti edhe ai zjarr të vihet nën kontroll.

Stojançe Angellov, Drejtor i Qendrës për menaxhim me kriza

“Situata e dytë më serioze është rreth Pehçevës, ku gjithashtu sot në mëngjes vepronte helikopteri i Armatës, i cili u tërhoq për mbushje me karburant dhe i njëjti sërish do të kthehet për të vepruar, të vazhdojë me shuarjen e zjarrit rreth atij fshati”.

Zjarre të tjera aktive në këtë moment ka në Vallandovë, në lokalitetin Pogana, i cili gjithashtu ka përfshirë sipërfaqe të madhe me shkurre. Më pas, në fshatin e Kumanovës Konjuv, rreth fshatit Murashav në Kratovë, zjarr ka edhe në Prilep, më saktë në Pletvar, dhe një zjarr në Dellçevë.

Kryeministri i Bullgarisë, Stefan Janev, do të dërgojë ndihmë në Maqedoninë e Veriut për t’u marrë me zjarret, ka njoftuar agjencia e lajmeve BGNES. Ai do të përbëhet nga 25 zjarrfikës, tre kamionë zjarrfikës dhe dy ambulanca. Ndihma do të vijë përmes mekanizmit të ndihmës reciproke dhe ekipet bullgare do të ndihmojnë në përballjen e zjarreve në Koçan dhe Dellçevë. Mediat bullgare kujtojnë se Janev njoftoi dje në një bisedë telefonike me kryeministrin Zoran Zaev ka thënë se Bullgaria është e gatshme të ndihmojë fqinjët e saj për të shuar zjarret.

Dje, Serbia dërgoi katër helikopterë për shuarjen e zjarrit. Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski së bashku me homologun e tij serb Aleksandar Vulin inspektuan situatën pas zjarrit në Staro Nagoriçan, ku zjarri është lokalizuar, por, siç tha Spasovski, për shkak të specifikave të terrenit dhe kushteve të motit kërkon drejtimin e një pjese të mirë të objekteve për të shmangur rrezikun e ripërhapjes së tij.