Një 50-vjeçar ka rrezikuar që të mbytet sot pasdite në plazhin e Qerretit. Policia sqaron se rreth orës 19:20, 50-vjeçari me iniciale N.T. ka qenë duke u larë në det, por ka rrezikuar që të mbytet.

Menjëherë atij i është dhënë ndihma e parë dhe është dërguar në spital. Tashmë mësohet se gjendja e tij është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë një grup hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.