Kryetari i Këshillit francez për strategji për vaksinim kundër koronavirusit, Alen Fisher deklaroi se është e mundur të arrihet imunitet kolektiv në Francë me 90 për qind të popullatës së vaksinuar deri në fillim të vjeshtës.

Fisher për radion RTL deklaroi se me ritmin e tanishëm të vaksinimit, është i mundur imuniteti kolektiv deri në fillim të vjeshtës dhe shtoi se duhet të binden ata të cilët ende nuk janë vaksinuar.

Në Francë, rreth 53 për qind e popullatës pranoi një dozë apo dy dozat e vaksinës kundër koronavirusit.

Fisher, professor i imunologjisë, I njohur në Francë si “Zotëri vaksina”, thotë se është e mundur 90 për qind e popullatës të vaksinohen nëse përshpejtohet vaksinimi i fëmijëve mbi 12 vjeç.

Sipas tij, vaksina është e domosdoshme edhe për parandalim të varianteve të reja të koronavirusit, siç është lloji delta, i pranishëm në Francë.

Fisher u bëri thirrje francezëve të marrin përgjegjësi personale dhe të solidarizohen me më të rrezikuarit, të cilëve u nevojitet që secili në rrethinë të tyre të jetë I vaksinaur kundër koronavirusit.