Ligji për sigurim material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominuese të shtetit, të quajtur në mënyrë popullore Ligji për të falimentuarit hyri në fuqi. Të falimentuarit të cilët i përmbushin kushtet duhet në afat prej 30 ditëve të paraqiten në njësitë rajonale të Agjencisë për Punësim.

Siç informoi sot Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Ligji për të falimentuarit i cili javën e kaluar njëzëri u miratua në Kuvend, siguron rreth 1100 të falimentuar të marrin kompensim prej 9.242 denarë deri në ditën e pensionimit apo 34% nga paga mesatare mujore të paguar neto për punëtor në shtet për vitin paraprak.

“Me këtë ligj në mënyrë materiale do të sigurohen personat të cilët kanë pasur të paktën 14 vjet marrëdhënie pune në ndërmarrjen me pronësi dominuese të shtetit, të cilët në ditën e shtrimit të kërkesës janë të moshës prej të paktën 52 vjet (grua) dhe 55 vjet (burrë), të cilëve marrëdhënia e punës u është ndërprerë në përfundim me 31 dhjetorin e vitit 2020 deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, nuk kanë qenë në marrëdhënie pune”, theksohet në kumtesën e MPPS-së.

Me ligjin e ri mundësohet sigurim material të personave të cilëve u është ndërprerë marrëdhënia e punës mbi bazë të likuidim falimentimit apo tepricës teknologjike, në ndërmarrje me pronësi dominuese të shtetit apo pas privatizimit të tyre, nëse nuk e kanë ndryshuar numrin amë të subjektit, ndërsa në rast të ndryshimit të të njëjtave të rezultojnë nga ndërmarrja me pronësi dominuese të shtetit, në periudhën nga 1 janari i vitit 1993 deri më 31 dhjetor të vitit 2020.

Me ndryshimet e fundit të Ligjit për të falimentuar, nga viti 2017 e deri më sot është zgjidhur statusi i rreth 13.000 të falimentuar.