Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Bllacë të Suharekës, ku është vjedhur një kasafortë në të cilën ka pasur stoli ari dhe para të gatshme.

Pronari i shtëpisë u ka thënë hetuesve policorë se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij.

Nga aty ata kanë arritur që të vjedhin një kasafortë, brenda së cilës kishte stoli ari dhe para të gatshme.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:55, pas mesnatës së të shtunës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe rasti është duke u hetuar.