Për shkak të rritjes së numrit të të prekurve nga Covid 19 duke marrë parasysh edhe udhëzimet e reja të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë ministria për Sistem politik dhe marrëdhënieve ndërmjet bashkësive ka vendosur që të anulojë koncertin i cili ishte paraparë të mbahej me rastin e 20 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit në Sheshin Maqedonia.

Ndërkohë nga ministria për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive gjithashtu informojnë se konferenca kushtuar 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit do të mbahet në përputhje me agjendën e planifikuar dhe në përputhje me protokollet shëndetësore të miratuara nga Komisioni për Sëmundje Infektive dhe Ministria e Shëndetësisë.