Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka thënë në emisionin Natë Vere në T7 se këngëtari serb Goran Bregoviq nuk është dashur të ftohet në Festivalin e Birrës në Korcë.

Ajo thotë se ka mjaftueshëm artistë tjerë që ka mundur të ftoheshin.

“Sot kam dëgjuar për këtë lajm. Mendoj se ka shumë artistë edhe ëm të mirë për të ftuar. Ajo cka i ka ndodhur kosovës ka qenë një gjenocid e amdh. Siguristh se muzika është universale po në momentin se dikush ka manifestuar armiqësi me motrën tënde, pasi Kosova është motra e Shqipërisë, është tepruar. Mendoj se ka mundur të ketë artistë tjerë që do mund të performonin”, ka thënë ajo.

Këngëtari serb, që dikur iu këndonte ushtarëve vrasës serbë për masakrat që bënin kundër shqiptarëve të Kosovës, është i ftuar si mysafir special në festivalin që mbahet cdo vit në qytetin e Korcës në Shqipëri.