Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim njoftojnë se është mbajtur mbledhje urgjente me qëllim mobilizimin e ekipeve për mbrojtje dhe shpëtim nga zjarret, transmeton Alsat. Është dhënë urdhër për mobilizim të ekipeve kundër zjarreve në Vallandovë, Vinicë, Berovë, Manastir, Gostivar, Kumanovës, di dhe ekipin e Karposhit në rajonin e Shkupit.

“U bëjmë apel të gjithë qytetarëve që të përfshihen vullnetarisht në vendet ku është e nevojshme dhe të informojnë drejtpërdrejt DMSh-në për zjarret në të gjithë territorin e vendit. Vetëm së bashku mund të përballemi më mirë me këtë të keqe”, thuhet në njoftimin e DMSh në Facebook.