Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka uruar Barack Obamën me rastin e ditëlindjes së tij.

Biden përmes një postimi në Facebook u shpreh krenar se e quan Obamën vëlla dhe mik.

“Gëzuar ditëlindjen, Barack Obama. Jam krenar që ju quaj vëlla dhe mik – dhe jam mirënjohës për shërbimin tuaj vetëmohues ndaj këtij kombi”, ka shkruar Biden.

Barack Obama ishte presidenti i 44-të i SHBA-së ndërsa sot feston ditëlindjen e 60-të.