Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga, duke përfunduar në ferra. Ngjarja ka ndodhur këtë të diel në aksin rrugor Burrel-Klos.

Mësohet se në makinën e aksidentuar ndodheshin pesë persona, të cilët kanë pësuar lëndime në momentin e daljes nga rruga.

Fatmirësisht të gjithë personat që ndodheshin në të janë jashtë rrezikut për jetën.