Kryesia e degës së Aleancës për Shqiptarët propozoi doktorin e njohur, Bekim Pocesta si kandidat i mundshëm për kryetar të komunës së Dibrës.

“Dr. Bekimi është i njohur në mbarë trevën tonë e më gjerë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm si mjek i palodhur në shërbim të shëndetit të qytetarëve . Ai shquhet për punën, profesionalizmin, sjelljen dhe ndershmërinë gjatë dhe jashtë ushtrimit të këtij profesionit sa të vështirë, po dhe aq fisnik.

Ai gjithashtu është vlerësuar për angazhimin e tij human gjatë krizës së Luftës së Kosovës, 1998/99 në Kukës e Tropojë. Përveҫ angazhimeve profesionale, Dr. Bekimi njihet edhe mbështetës dhe si aktivist i nismave të ndryshme kulturore dhe qytetare, duke përmendur këtu faktin se ai është një ndër themeluesit e Festivalit të Teatrit Shqiptar në Maqedoni – Dibër”, theksohet në njoftimin e kësaj partie.

Po ashtu theksohet se Dr. Bekimi shquhet për modestinë dhe sinqeritetin që e karakterizon, ndërsa ndryshimi do të vijë edhe në Dibër.