Në Strugë është arrestuar 27 vjeçari nga Shkupi për të cilin kishte urdhër arrest pasi është i dënuar me burg.
Policia sqaroi që ai është i dënuar për vjedhje të rëndë (neni 236), prodhim dhe tregti të lëndëve narkotike )neni 215) dhe sulm ndaj personi zyrtar (nenin 383), të dënueshme në bazë të Kodit Penal.

“Punonjësit policor nga RPB Strugë në bashkëpunim me Njësinë për punë të brendshme në Karposh, kanë privuar nga liria 27 vjeçarin M.T. nga Shkupi, për të cilin kishte urdhër arrest për vuajtjen e dënimit me burg”, raportojnë nga policia.