Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se edhe përkundër mbështetjes që kanë ndryshimet ligjore për vendosje të grafës etnike në letërnjoftim, sipas tij për të njëjtin problem nuk ka zgjidhje në Kuvend. Zaev tha se këto ndryshime ligjore janë në kundërshtim me praktikat evropiane dhe të njëjtat nuk mund të implementohen edhe në shtetin tonë.

“Ne kemi dhënë mbështetje në fazën e ndryshimeve kushtetuese. Evropa na bëri me dije se grafa etnike në letërnjoftim nuk është praktikë evropiane. Kanë paralajmëruar se në gusht do të ketë rregullore të posaçme pikërisht për këtë. Edhe njëherë për këtë e shpreh publikisht dhe hapur mbështetjen për Besën si propozues, por definitivisht për këtë nuk mundemi të gjejmë zgjidhje në Kuvend”, deklaroi Zaev.