“Ne nuk mund të presim derisa BE të përmbushë atë që na premtoi”, tha Kryeministri Zoran Zaev sot nga Gjevgjeli, duke folur për nismën “Ballkani i Hapur”.

 

Ai përsëriti se është i lumtur që Serbia dhe Shqipëria janë të fokusuara si ne.
“Pse të mos rrisim pagat tona, standardin? Nëse mund të lëvizim pa kufij, pse të mos e bëjmë? Për sa kohë që ne mund të bëjmë diçka vetë, atëherë duhet ta bëjmë.

Në të kaluarën, politikanët e Ballkanit nuk flisnin me njëri-tjetrin, tani nuk është më kështu. Shtetet e Bashkuara përsëri janë kthyer në derën e madhe në Ballkan”, tha Zaev.

Zaev dhe Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot inspektuan spitalin e përgjithshëm të rindërtuar në Gjevgjeli.