Kryeministri Zaev sot bëri të ditur se nuk është kundër mbajtjes së zgjedhjeve lokale më 17 tetor nëse pajtohen të gjithë partitë politike, raporton TV21.

Më parë, kryeministri Zaev për mbajtjen e zgjedhjeve lokale propozoi 31 tetorin, siç tha ai, për shkak të regjistrimit të popullsisë.

“Duhet ta pyesim edhe opozitën e cila duhet të jetë e kenaqur me datën e zgjedhjeve. Nëse opozita thotë 17 tetori dhe nëse të gjithë pajtohen, atëherë jemi okej. Javët e ardhshme, 24-ti dhe 31-shi janë opsionet për në tetor”, u shpreh kryeministri Zaev.