Taxhudin HAMIDI – Tetovë

Një kyçje e re dhe integrale e vakëfit.

Asnjëherë nuk ka qenë më humanë më atraktiv më e qasshme dhe më e bukur.

Ajo ishte përplotë me njerëz,mysafir, besimtarë dhe autoriretet fetare dhe publike nga të gjitha strukturat.

Ishte përplotë me entusiazëm,dashuri dhe aktivistë dhe suportë të Vakëfit të troje shqiptare konkretisht në Tetovë.

Qytetarët e rasadishtit tani mund të kënaqen me objektin e ri fetarë.

Do kenë mundësinë që të i luten Krijuesit të tyre kur do që të duan dhe në vazhdimsi me sistemin e përhershem të namazit.

Është xhamia e parë në këtë vendbanim shqipatrë.

Ata edhe pse nuk kanë pasur qendër të Vakëfit – Xhami, qytetarët e rasadishtiti ritet dhe obligimet fetare me norma islame i kanë realizuar përmes apo konform funksionalitetit të xhamiave në fqinjësi si: fsh. Gajre, Lisec etj.

Ndërsa,përfundimisht më dt. 18.07. 20221 u bë edhe shpallja zyrtare e xhamisë përmes manifestimit solemn që u organizua në prag të festës së Kurban Bajramit.

Ishte paralajmërim i një cikloni të fuqishëm por këtë event nuk e ndali që autoritet e BFI në RMV të marrin pjesë në krye me Reis Ulemanë Hafz. Shaqir ef. Fetahu në hapjen e xhamisë në fsh. Rasadisht të Tetovës.

Padyshim se emocionet dhe gëzimi i qytetarëve ishte i pa përshkruar me hapjen dhe ndërtimin e xhamisë së Re në fshatin Rasadishte të Tetovës.

Xhamia ka hapsirë të mjaftueshme për të gjithë besimtarët që dëshirojnë të jenë pjesë e riteve dhe obligime -farzeve ditore, javore dhe vjetore.

Por, padyshim se në të ardhmen pritet që kjo xhami të plotësojë edhe nevojat e kalimtarëve, në cilsi të turistëve që ngjitet në Kodrën e Diellit pasi është afër rrugës turistike.

Në fillim përderisa ideja ishte në zhvillim dhe hulumtohej kishim dronë se ndonëse “Projekti ideor” i Xhamisë do të ngushtojë komunikacionin e qrkullimit të veturave dhe qarkullimit.

Mirpo, ideatorët e projektit dhe iniciativa e vakëfit në krye me KNNXh, shndëroi këtë pike të rezikuar si nga aspekti rrugorë por edhe nga ai i eruzionit nga ana veriperendimore në një fortifikatë të fuqishme perfekte.

Që gradualisht po ndihmonë në sigurinë dhe qarkullimin e dy anëve të fshatit Rasadisht, për të u takuar para hyrjes së xhamisë së Re.

Sigurisht se nuk do t ’i mungojë edhe shenja e komunikacionit nga Entet e Rrugore pranë Komunës së Tetovës e cila do të paraljmërojë se në këtë fshat gjendet xhamia e Re.

Pikërisht për këtë, ndërtimi i xhamiave ka për qëllim çlirimin e nyjeve të bllokuara urbane në një vendbanim.

Sipërfaqja e përgjithshem e kësaj xhamie e cila konceptualisht lidhet me të gjitha anët e vendbanimit që gravitojnë në opsesionin tërheqës të xhamisë apo objektit të ri fetarë garanton komunikimin e të gjithave sferave dhe nivelit shoqërorë të vendbanimit.

Nëse shikoni hartat e vjetra të themelimit të qytetve të vjetra në perendim dhe në lindje.

Shumë lehtë do të konstatoni se në perendim themelimi i qytetit ka filluar me objekte private – shtëpia.

Ndërsa në lindje, themelimi i qytetit ka filluar me ndërtimin e objekteve publike si xhamia, spital, shkolla, trege etj.

Gjë e cila tregon se sistemi i agregatit të Vakëfit ka për synim kryesorë përcaktmet dhe instalimin e një aparati funksional urban me kyçje të performansave infrastrukturore të të gjithave strukturave të mundshme moderne dhe të përshtatshme për kohën që jetojnë njerëzit.

Infrastruktura dhe kyçja qendore e xhamisë apo e sistemit të vakëfit ka pasur për qëllim lehtësimin e banorëve dhe kalimtarëve të rastit.

Pra çdo xhamia ka qenë ndërtuar shadërvani dhe rekvizitet e saja saniatre për nevojat fiziologjike dhe higjienike që paraprakisht mundësojnë hyrjen në xhami.

Si dhe nuk kanë munguar dy guartë me rolë ndihmese – asistnce .

Njëri guar në lartësi prej 50 cm ka shërbyer për të shaluar kafshën me të cilën ka udhëtuar individi.

Ndërsa guari i dytë ka qenë me lartësi prej 120 cm me një vrimë në krye, lartë apo i gëdhendur në formë cilindrike.

Ky guar ka shërbyer si një fondacion për të varfërit dhe kalimtarët e rastit nëse nuk u janë mjaftuar mjetet për udhtëtim.

Thënë ndryshe ka qenë një kartelë bankare apo kredi pa deposit ose një ndihmë solvnete nga guri i sistemit të Vakëfit.

Këtë kartelë solvente e kanë siguruar besimatrët apo xhemati para apo pas faljes të çdo vakti të namazit duke e siguruar në formë të lëmoshës thënë më mirë me gjuhën e terminologjise islame si sadaka.

Ishte shumë intyeresante dhe mbresë lënëse ideja dhe trofeja që nuk mundë të harojmë asnjëherë gjatë hapjes së xhamisë së Re në fshatin Rasadisht!

Këshilli iniciativ për ndërtimin e xhamisë dhe strukturat e ndryshme të degëzuara në Komisione të shumta, në lidhje me përgaditjen e hapjes solemne dhe shpalljes së xhamisë më të hapur, për qytetarët e Rasadishtës, ata në dalje nga xhamia kishin përgaditur përpos shumë komisioneve edhe një komision i cili bënte ndarjen e peshqeshit për të gjithë vizitorët dhe pjesëmarrësit në hapjen e xhamisë së Re.

Ai nuk ishte vetëm një peshqesh por mund të konsiderohet edhe një suvenir i shtrenjtë që do ruhet gjatë nga çdo njeri që kishte rastin të pranojë këtë dhuratë nga fshati dhe banorët e Rasadishtit.

Qëllimi dhe ideja e talentur patjetër të glorifikohet.

Por kjo i mbetet fsh. Rasadisht si virtyt.

Nga shkaku se, pasi hapnim kutinë cilindrike e dhuruar, në mbrendi të saj gjetëm dy elemente që kurë nuk harojnë rolin e xhamisë dhe të vakëfit gjatë historisë së fesë islame .

Dy element që shumë shpejtë udhëtohet drejtë parajsës – xhenetit.

Apo siç thonin gjyshet tona sjellma petkun dhe derën e xhenetit ( kishin për qëllim sexhaden dhe tespihet)!

Kjo gjendje nuk harohet nga gjeneratat tona sepse nën këtë petkë -rrobë apo sexhade ndonjëherë fshehej ndonjë frut apo ëmbëlsirë për nipat dhe mbesat e gjyshes, që ajo i edukonte dhe i mësonte nën simbolin e kësaj dhurate që xhemati i rasadishtit kishen përgaditur për mysafirët dhe për këtë event historik për vakëfin e këtij vendbanimi.

Ata ishin një sexhade dhe tespihë për dhikër.

Kjo ide dhe ky gjest eklatant dhe i merekullueshëm do të mbetet kujtim nga banorët dhe besimatrët e fshatit Rasadisht.

Banorët dhe xhemati i konstituar shumë korrekt, besimatrë të bashkuar dhe me ide dhe perspektive humane dhe religjioze për të ardhmen e fëmijve të tyre vendosën të kenë Mexhlisin e tyre më të regjistruar në Muftininë e BFI-së në Tetovë.

Ky bereqet në fshatin Rasadisht shpresojmë të reflektojë anembanë tetovës – pollogut dhe më gjerë.

Në Kuran, përmendet fjala bereqet apo bereke, që d’të thotë bashkimi i pasurisë në kohë të vështyra i cili jep zgjidhje për shumë probleme ekonomike.

Kështu është me besimatrët islam (shqiptarë) kur tubohet pasuria e tyre ajo shndërohet në BEREQET!

Do të thotë bereqet është kur pasuria bashkohet për hirë të Zotit për t’u investuar për të mirën e të gjithëve.

Kjo gjë më së miri u vërtetua me ndërtimin e xhamisë në Rasadisht.

Pikërisht për këtë minarja me shtatit e saj të drejtë dhe vertikal vazhdimisht është në mbiorientim të qytetarëve dhe kalimtare për të u treguar se më në fshatin Rasadisht gjendet një xhami me të gjitha kapacitet e mundshme për nevojat elemnetare dhe bazike të çdo besimatri që dëshiron të vizitojë fshatin Rasadisht me xhaminë e saj.

Xhamia pos interierit të saj dhe minareseë ajo është e pajisur me një kyçje të re urbane dhe integrale.

Duke mos munguar zhardineria rreth xhamisë, kandelabar, kosha për mbeturian, ulse, park etj.

Ajo zotronë me një valencë infrastrukturore dhe pajisje të moderuar administrative në katin përdhesë.

Ky kombinim infrastrukturorë dhe tekniko administrative tregon dhe parasheh se xhamia do të luaj një rol shumë të rëndësishëm në të ardhmen në fshatin rasadisht.

Nga pika urbane e qytetit të Tetovës apo thënë ndryshe nga kampusi i Universitetiti të Tetovës, sapo hudhë shiqimin në drejtim të Mailt Sharr menjëherë të ngjitet shikimi së pari në një Minare të bukur e pastaj shfaqet edhe objekti fetarë – xhamia në fsh. Rasadishte.

Sikur këta dy elemente apo objekte markante historike gjatë gjthë historisë së njerzimit kanë qenë bashkë dhe kanë komunikuar pa korespodenca suplente mes veti: Xhamia dhe Universiteti.

Dy objekte të pa ndara nga identiteti i popullit shqiptarë!

Nga ana tjetër janë dy historia që populli shqiptarë i ka arritur me shumë mundime dhe skarifica.

Prandaj, pa dyshim se këta janë edhe orietimi jonë në perspektivën dhe vizionin e popullit shqipatrë.

Populli shqiptarë asnjëherë nuk e ka paramenduar jetësimin e saj kulturorë dhe politik e juridik pa norman madhore të arsimimit dhe edukimit apo pa fe dhe atdhe.

Janë një biom shumë i pranuar përmbrenda korpusit shqipatrë.

Pikërisht këta dy shtilla xhamia dhe universiteti apo shkolla janë si dy duartë që lajnë njëra tjetrën dhe largojnë ndytësinë nga trupi i njeriut.

Apo si fjala popullore si dy qie që tërheqin pllugun dhe lavrojnë arën për mrekulli.

Bereqeti është i dukshëm dhe reflekton.

Bereqet është kur pasuria bashkohet për hirë të Zotit për t’u investuar për të mirën e të gjithëve.

Kjo gjë më së miri u vërtetua me ndërtimin e xhamisë në Rasadisht.

(xhxhxh!)