5 autorët e trafikut të 1.2 ton kokainë në janar të 2020-ës, mes tyre edhe shqiptarë janë dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi. 42-vjeçari i quajtur Aleksandër Pemaj që njihej me nofkën “Kasapi”, në vitin 2010 ishte pjesë e një përplasje të armatosur me policinë në Bajron gjatë së cilës një qytetar humbi jetën.

Grupi i të arrestuarve përbëhej nga 13 persona, ku 8 prej tyre u dënuan me 12 deri në 18 vite burg. Shqiptarët e arrestuar janë Arbër Përdeda, Ergon Tusi, Erlin Zotaj, Lek Doda dhe Maksim Preçi.

by TaboolaSponsored LinksYou May Like
The 20 most beautiful female celebrities over 30 in the world
y2mate
‘Koka’ e transportit të kokainës njihej me nofkën “Mjeku”, i cili me ndihmësin e tij “Kasapin” donin të trafikonin drogën me vlerë 50 milionë euro, e cila ishte ngarkuar në një varkë me vela me emrin “Barracuda Seven” në Shën Vincent të Karaibeve dhe u gjet në një shtëpi në Astakos.

Dy policë morën pjesë në trafik, të cilët kishin emra të koduar, “Triantis” dhe “Stratias”, të cilët fituan besimin e shqiptarit.

Dy policët e fshehtë të Departamentit të Prokurorisë së Drogës të Sigurisë së Atikës ishin infiltruar në organizatën kriminale që nga shtatori i 2018-ës pa e kuptuar statusin e tyre dhe jetuan për gati një vit e gjysmë në varkën me vela.

Sapo ngarkesa e kokainës “shkeli” në tokën greke, një tjetër polic i fshehtë me emrin e koduar “George Grigoriou” depërtoi në qark. Urdhri që ai mori nga anëtarët e qarkut ishte që të shkonte në Prevezë ku ishin anëtarët e tjerë, të gatshëm për mbledhjen që do të bëhej më 24 janar 2020.

Nga këta të fundit ai do të duhej të mblidhte një pjesë të parave të rëna dakord për dorëzimin e drogës.

Sipas medias greke, në Prevezë, “Grigoriou” u takua me grekun P.V. i cili i dha atij një qese letre duke i thënë se nuk e dinte se çfarë përmbante. Kur oficeri i fshehtë u kthye në shërbimin e tij dhe çanta u hap, u zbulua se ajo përmbante 109,550 euro.

Disa orë më vonë dhe pasi u zgjidhën detajet e fundit për pjesën tjetër të parave, takimi ishte në shtëpinë në Astakos ku ishte ruajtur kokaina.

Në momentin që doli një anëtar i trafikut doli, aty ndërhyri policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, sasia prej 1 181 kg kokainë e pastër, vlera e së cilës llogaritet në mbi 50.000.000 euro, u sekuestruan edhe shuma cash prej 231.000 euro, 3 pistoleta, 1 kallashnikov, 5 autovetura dhe 19 celularë.