Qeveria e RVM-së është në kërkim të një asistenti digjital me inteligjencë artificiale, i cili do të shfrytëzohet për programet e ndihmës shtetërore të qeverisë që realizohet nëpërmjet planit për zhvillim ekonomik.

Asistenti digjital do të ndihmonte Qeverinë, Agjencinë për Investime të Huaja, Zonat Zhvillimore Industriale dhe Fondin për Zhvillim Teknologjik dhe investitorët vendas dhe ata të huaj. Asistenti digjital do të duhet të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe të flasë në tri gjuhë: shqip, maqedonisht dhe anglisht.

“Asistenti digjital do të duhet të jetë në gjendje të mësojë shpejt, të mundësojë komunikimin me shfrytëzuesit përmes mesazheve tekstuale, të përshtat gjuhën dhe zërin e tyre bazuar në kontekstin, të kuptojë dhe të përgjigjet në maqedonisht, shqip dhe anglisht dhe të azhurnohet lehtësisht në kohë reale. Kjo duhet të zvogëlojë kohën e pritjes së një përgjigje nga një institucion si dhe të lehtësojë tërë procedurën dhe qasjen e informacionet që janë të rëndësishme për kompanitë dhe investitorët.”,- tha zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Për idenë më inovative për asistentin e parë digjital janë ndarë 150 mijë euro.

“Kohëzgjatja e këtij projekti që do t’i jepet mbështetje financiare është 24 muaj, përkatësisht 12 muaj për zhvillim dhe implementim dhe 12 muaj tjera për mirëmbajtjen dhe azhurnimin e projektit digjital. Buxheti i tërësishëm 9 milion denarë dhe për projektin fitues Fondi siguron 100% mjete financiare për këtë projekt.”,- theksoi drejtori i FIZHT-së, Kosta Petrov.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve me projekt konkret për asistentin digjital, deri te Fondi për Inovacione.